Festivali i Poezisë së Pabotueme ka ulur siparin sërish në qytetin e Shkodrës ku  në edicionin e shtatë të verës, prezantoi 15 krijime të poetëve të rinj të qytetit tonë dhe jo vetëm.

Ky aktivitet në vazhden e ruajtjës së traditës për rigjallërimin e vendeve të harruara të qytetit të Shkodrës, u organizua tek Vila e Zogut në Shirokë, një dhuratë që tregtarët shkodranë ia patën bërë mbretit Zog, vepër e artistit shumëdimensional shkodran Kolë Idremeno. Të pranishmit shijuan interpretimet e poetëve të rinj të ardhur jo vetëm nga Shkodra, por nga të gjitha trevat dhe poezite e tyre të pabotuara më parë. Ky festival ishte një ndërthurje midis interpretimit, poezisë e muzikës. Në fund juria e kritikës e përbërë nga publicisti Zija Vukaj, poeti Pjaver Kroni e gazetarja Freskida Miloti ndanë tre çmime ku me çmim të parë u vlerësua Melita Vjerdha. Gjithashtu u ndanë  edhe çmimi i medias dhe interpretimit, nga kryetarët e jurive, respektivisht gazetarja Erjona Rusi dhe aktori Alfred Trebicka. Festival i Poezisë së Pabotueme është një organizm i shoqatës “Eko Mendje”, me Mirsad Basha dhe Eri Omari i cili shtatë edicione më parë nisi si një takim letrar dhe që ka për qëllim promovimin e talenteve të rinj në fushën e lëtërsisë. Organizatorët thonë se ky festival në edicionet e ardhshmë do të vijë me surpriza të tjera dhe ndoshta mund të organizohet në vende të tjera të Shqipërisë dhe Diasporës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMAJKO: LE TE SHKOJMË NË ZGJEDHJE DHE NË REFERENDUM
Artikulli tjetër“EURO 2016”, FRANCA KALON NË ÇEREKFINALE