Eshtë mbajtur në Lezhë festivali i parë i kenges për nxënësit e shkollave të veriut. 20 finaliste të perzgjedhur gjatë audicioneve në 10 Zyrat Arsimore të ketij rajoni kanë konkuruar ndermjet tyre në aktivitetin “Knojme n’Liss 2024”.Të ndarë në dy kategori grupmoshash, 6-10 dhe 10-15 vjec, ky festival solli zërat më të mirë duke krijuar edhe atmosfere festive për Lezhen.

Kupa e fituesit të ketij kompeticioni të parë shkoi për Ambra Markun nga ZVAP Lezhë në grupmoshen 6-10 vjec, ndërsa për grupmoshen 10-15 vjeç kupa e fituesit shkoi për Klejdi Kapeta të Zyres Arsimore Shkoder. Protagonistet shprehen emocionet e tyre për suksesin e arritur, por pas një pune që ata kane zhvilluar vazhdimisht.

Drejtori Rajonal i Arsimit, Hasan Muça, tha se ky festival do të jete në vazhdimsi, ndërsa kompeticione të tilla do të zhvillohen edhe në fusha të tjera dhe se janë mësuesit që identifikojne, mbeshtesin dhe promovojne këto talente.

“Knojme nLiss” që perfshin në konkurim të gjitha shkollat e veriut synon të kthehet ne traditë të përvitshme me qëllim për ti dhënë edhe Lezhës një kompeticon prestigjoz të festivaleve për fëmije.

Artikulli paraprakPËRHAPJA E DROGËS TEK TË RINJTË SHQETËSUESE
Artikulli tjetërGARA ME PATINA MES SHKOLLAVE TË SHKODRËS