Rikthehet në edicionin e 56-të, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër. I organizuar nga Qendra Kulture e Fëmijëve dhe Bashkia Shkodër.
Tashmë ka filluar të ngrihet skena në Teatrin “Migjeni”. Për organizatorin, Kujtim Alija, këtë vit ka risi të reja. Festivali rikthehet sërish në ambjente të mbyllura.
Në katër edicione është provuar të zhvillohet në ambjente të jashme, ndërsa kësaj radhe është parë e udhës të zhvillohet në “Migjeni”.
Mjeshtri Alija shpreht se edhe këtë edicion është vendosur të jenë në juri vetë këngëtarët pjesëmarrës. Sipas tij, këta të fundit, janë juri që mund të gaboj më pak.
Alija është i mendiminit që ky festival mbarëkombëtar duhet të ketë nj vëmendje më të madhe nga pushteti qëndror.
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë vjen në datat 1, 2 dhe 3 qershor në skenën e Teatrit “Migjeni”. 56 vite histori, në një skenë prestigjoze, e cila ka nxjerr talente të jashtëzakonshme në skenën muzikore shqiptare.