Festivali I filmit për fëmijë dhe adoleshentë “AniFest Rozafa” ka çelur siparin e tij në edicionin e 13. Ky festival I cili I ka fillestat në Shkodër, këtë vit vjen më I reduktuar si shkak I mungesës së mbështetjes së pushtetit lokal, bën të ditur drejtorja artistike e festivalit Eneida Xhelili.

Në këtë festival garojnë 49 filma të shkurtër vizatimor, nga 508 të cilët janë regjistruar.
Pjesëmarrja nga Shqipëria është shumë e vogël bën të ditur drejtorja Xhelili, pasi në vendin tonë mungon mbështetja ndaj artistëve që merren me këtë pjesë të kinematografisë.

Për vlerësimin e filmave janë ngritur dy juri, ndërsa aktiviteti përmbyllës I festivalit organizohet ditën e mërkurë, datë 16 nëntor 2022.

 

 

Artikulli paraprakSHPËRNDANTE DROGË NË QYTET, ARRESTOHET 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKUZAT E BERISHËS, BASHA: SA HERË QË NON GRATA DO TË FSHEHË DIÇKA HAP THESIN E SHPIFJEVE