Muzike dhe gara me kajak në Lum.”Festivali N’dri” ishte eventi i organizuar në Lezhë, si një mënyre për të rigjallëruar lumin dhe zhvillimin e sporteve ujore si një mundësi më shumë për vendasit, vizitoret dhe turistet.
Protagonist të festes ishin dhjetra fëmije e të rinj të cilëve ju bashkuan dhe shumë qytetar, duke shijuar një pasdite ndryshe.Ky aktivitet u organizua nga organizatat e shoqërisë civile me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, ndërsa kërkohet më shumë vemendje ndaj Lumit Drin i cili vijon të jetë masivisht i ndotur.
Eleminimi plotësisht i ndotjes dhe kthimi i Drinit në një lum të lundrueshem, që të jetë atraktiv për vendasit dhe vizitoret është qëllimi i Bashkisë Lezhë.
Kajaket kanë nisur të jenë prezent në Lumin Drin prej disa vitesh, duke u përdorur në aktivitete të ndryshme me fokus rigjallërimin e këtij lumi i cili kalon përmes qytetit të Lezhës.