Shëngjini është kthyer në epiqendren e të rinjeve nga e gjitha bota, në këtë fillim të sezonit turistik.Për të pestin vit radhazi në këtë zonë bregdetare, po zhvillohet festivali ndërkombëtar i muzikes elekronike UNUM.

Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese në këtë ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës turistet thonë se festivali po i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre, ndërsa janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit dhe e Shqipërisë në teresi.

Edicioni i pestë i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM, ka nisur me 6 qershor do të vijojë deri me diten martë, duke i dhënë gjallëri zonës turistike të Shëngjinit.

Artikulli paraprakPOLICIA BËNË BILANCIN, RRETH 26 MIJË GJOBA KËTË JAVË NË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërVRESHTARËT DHE PRODHUESIT E ZADRIMËS DEGUSTOJNË VERËN