Në Shkodër është festuar këtë të dielë dita e Biçikletave. Organizata “The Door Albania” në bashkëpunim me Jakova Cycling Adventure dhe Bashkinë Shkodër kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh sportive.
Dita nisi me inagurimin e stacionit të parë në Shkodër të vetshërbimit dhe riparimit të biçikletave i cili ndodhet në lagjen Parrucë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve sa herë që biçikletat e tyre të kenë probleme. Pas inagurimit të stacionit të vetshërbimit dhe riparimit të biçikletave u zhvillua gara me biçikleta për fëmijët ku në fund u dhanë dhe çmimet për fituesit.
Aktivitetet u mbyllën me një shëtitje me biçikleta drejtë fermës Ekosociale në Oblikë. Aty u organizua një festë për të gjithë pjesëmarrësit si dhe u dhanë mirënjohje dhe dhurata simbolike për bashkëpuntorët të cilët kontribuan në realizimin e këtyre aktiviteteve.