The Door Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër zhvilluan sot aktivitetin “Dita e Biçikletës”. Nga ura e Bunës deri në fshatin Dajç qytetarë e Shkodrës por jo vetëm u bën pjesë e këtij aktiviteti duke përshkruar kete rruge me biçiklete. Kastroit Faci një nga organizatorët e këtij aktiviteti shprehet i lumtur për pjesmarrjen e lartë të qytetarëve.
Një eksperience e veçante dhe e bukur mbetët ky aktivitet edhe për qytetaret të cilët u bënë pjesë e tij.
“Unë jam nga Argjentina. Jam duke udhëtuar në të gjithë Europën dhe jam këtu për të vizituar Shqipërinë. Është një privilegj për mua të ndodhem këtu në këtë aktivitet për të mbështetur njerëzit të cilët udhëtojnë me bicikletë apo e përdorin për transport. Me të vertetë që më pëlqen shumë fakti që qytetarët e Shkodrës përdorin shumë bicikletën për të lëvizuar në qytet”
E veçanta ne diten e Biçikletes ishte një punim me hekur i vendosur në lumin e Bunës e quajtur “Bicikleta dhe Peshkatari” e cila u realizua falë idese së vete organizatorit Kastriot Facit dhe bashkepuntoreve te tij.