Qytetarë dhe emigrantë u bënë bashkë në Lezhë. Në këtë qytet u kremtua “Dita e Shtegtarit”, nje festë e kthyer në tradite të përvitshme e cila ju kushtohet emigranteve që jetojnë e punojnë në vende te ndryshme të botes. Edhe këtë vit 15-gushti mbushi sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku në skenë u ngjitën emrat më të mirë të muzikës dhe humorit shqiptar, duke sjellë një atmosfere ndryshe dhe të veçante.

Emigrantet pjesëmarrës vlerësuan maksimalisht organizimin dhe vëmendjen që po tregohet ndaj tyre.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se 15 gushti është dita që ju kushtohet emigranteve dhe kjo tradite do të vijoje si shenjë respekti dhe mirenjohje ndaj tyre.
Festa e shtegtarit në Lezhë zgjati deri në mesnate, ndërsa më heret një pjesë e emigranteve u priten në zyre nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Artikulli paraprakSHUHET VATRA E ZJARRIT NË GURIN E NËNSHTEGUT
Artikulli tjetër“NJË PIANO, DY TEZGJAH”, KONCERTI I ROBERT BISHËS