Muzike, interpretime, valle, piktur dhe lojra te ndryshme. Në këtë mënyre u festua dita e veres në qytetin e Lezhës.

Protagoniste të festes u bënë grupe te ndryshme artistike dhe fëmije te shkollave të qytetit, të cilët përmes përformances së tyre tërhoqen vemendjen e shumë qytetareve të cilët kishin mbushur kalane mesjetare të qytetit.

Teksa uruan diten e veres qytetar dhe artist të pranishem thonë se atmosfera e krijuar i përmbushi ne maksimum pritshmeritë e tyre.

Festimet për Diten e Veres janë kthyer në tradite te përvitshme në Lezhë, ndërsa këtë vit organizimi u bë nga Qendra Kulturore e Fëmijeve.

Favorizuar dhe nga moti i ngrohte me diell, festimet për diten e Veres në Lezhë vijuan per disa ore.

Artikulli paraprakTRE MUNGESA ME PESHË PËR VLLAZNINË NË KUKËS
Artikulli tjetërKOSOVË, GABRIEL ESCOBAR VIZITON MANASTIRIN E DEÇANIT I SHOQËRUAR NGA AMBASADORI HOVENIER