Simboli i muzikës italiane por dhe këngëtari i dashur për shqiptarët Adriano Celentano, feston sot 85-vjetroin e lindjes. I njohur me emrin “Il Molleggiato”, Celentano ka lindur më 6 janar të vitit 1938 në Milano.

Fillimisht Celentano ka punuar si orëndreqës, kur në vitin 1956 re la atë zanat për t’u bashkuar një grupi muzikor të zhanrit rock and roll i quajtur “Rock Boys”. Ndër këngët më të suksesshme të tij është “Vorrei sapere perche”. Po ashtu Celentano ka qenë dhe pjesë e kinematografisë, ku ka luajtur në filmat si “Il ragazzo del juke caserta”, “La Dolce Vita” përgjatë viteve ’90.

Në nder të muzikës dhe dashurisë që ai ka përcjellë gjatë gjithë karrierës së tij muzikore, Celentano ka marrë urime nga e gjithë bota.

Artikulli paraprakMEDIA BELGE I BËN JEHONË SHQIPËRISË: MALDIVET NË ZEMËR TË EVROPËS
Artikulli tjetërPLAGOSJA E DY PERSONAVE NË SHTERPICË, REAGON KURTI: DËNOJ ASHPËR SULMIN!