Fidanët e paregjistruar shiten hapur ndersa asnjë institucion nuk i kontrollon shkelësit e ligjit.

Kjo parregullsi nuk sjell vetëm dëm ekonomik tek fermeri, gjithashtu sjell dhe mungesë të sigurisë ushqimore. Pasi një fidan i pakontrolluar mund të jetë mbartës i shumë viruseve që duhet të luftohen me pesticide.

Prof. Dr. Bardhosh Fera shprehet: “Treguesi fitosanitar që tregon se mbishartesa e përdorur duhet të jetë e pastër nga viruset, viroidet dhe të ngjashmet me to, problematika më e madhe që është sot në bujqësi. Si dhe statusi gjenetik.

Që do të thotë ky lloj kultivari duhet të jetë i njohur. Enti Shtetërorë i Farërave dhe Fidanëve, ai përcakton strukturat e fidanëve që janë në Shqipëri. Çfarë ndodh me agroteknologjinë?

Nuk është se nuk njihen, por tejkalohen disa nga parametrat e teknologjisë dhe kryesisht tek trajtimet kimike dhe plehrimet kimike, këto ndikojnë të cilësia e frutit, ambientit dhe konsumatori”.

Para se fidani të dalë në treg, ai qëndron dy vjet në fidanishte, ku gjatë gjithë kësaj kohe i nënshtrohet dhe analizave të ndryshme.

Albert Rebeta, prodhues fidanësh, thotë: “Që të dalësh në treg duhet të kesh një certifikatë të lëshuar nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve. Në fazat e fundit kur merret fidani dhe çohet për fitoanalizë, analizat bëhen në laboratorin shtetëror i cili varet nga UBK.

Janë analiza fitosanitare, që do të thotë merren mostrat, dërgohen në laborator dhe nëqoftëse këto dalin negative për sëmundjet karantinore, të cilat nuk lejohen në mbarten mbi fidan, atëherë autoriteti lëshon këtë flet-analizë që tregon se fidan është i pastër.

Më pas merret certifikata fito-sanitare. Ndërsa certifikata blu është një nga kategoritë më të larta të prodhimit të fidaneve. Ndërsa e bardha është etiketa e furnizuesit e fidanishtes e cila është e detyruar të vendoset mi fidan”.

Artikulli paraprak“SKËNDERBEU BASHKËKOHËS”,DEL LIBRI ME REPORTAZHE E HISTORI
Artikulli tjetërNGRIN LIQENI NË PUKË. BASHKIA JEP ALARMIN: FËMIJËT NË RREZIK NGA SHKRIRJA E AKULLIT