Një tjetër futbollist, që ka luajtur me fanellën kuqezi, i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Më së fundi, FIFA i ka dhënë leje Besart Berishës, që të luajë me skuadrën e Albert Bunjaki. Përmbylljen e procedurës përkatëse në qeverinë botërore të futbollit e ka konfirmuar menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftuar të enjten se leja e FIFA-s, që Berisha të përfaqësojë Kosovën, ka ardhur tashmë në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Sidoqoftë, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory, nuk pritet të luajë në ndeshjen ndaj Turqisë, më 12 nëntor, në Antalia, për shkak të angazhimeve që ka në klubin e tij. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen ndaj Islandës, e cila do të luhet më 24 mars të vitit të ardhshëm. Por për Kosovën ka edhe një lajm jo të mirë sepse FIFA ka vendosur që ta gjobisë sëbashku me Kroacinë me një shumë prej 80 mijë frangash zviceriane. Kjo gjobë ka ardhur për thirrjet kundër serbëve në ndeshjen që këto dy kombëtare zhvilluan sëbashku në Shkodër për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Dy tifozëritë brohoritën “vrasje serbëve”. Kosova është gjobitur me 30 mijë franga zviceriane ndërsa Kroacia me 50 mijë për thirrjet raciste në ndeshjen e 6 tetorit që u luajt në Shkodër mes tyre.

Artikulli paraprakLUMTURIMI I MARTIRËVE, MBI 10.000 PERSONA NË SHESH
Artikulli tjetërSHKODËR, SHQIPËRI-IZRAEL, S’KA INTERES PËR BILETAT