Një lajm fantastik konfirmon faktin që shqiptarët ishin edhe një herë viktima dhe jo agresorë në ndeshjen e dy ditëve më parë, Serbi-Zvicër. Është thënë e shkruar shumë por tashmë është zyrtare; FIFA ka nisur një hetim për provokimet e tifozëve dhe lojtarëve e stafit të Kombëtares së Serbisë që bashkë me çështjen e flamurit në dhomën e zhveshjes, bëhen dy çështje në dëm të Serbisë.

“Sjellje jo sportive, diskriminim dhe mosrespektim i sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes”, janë akuzat zyrtare ndaj Serbisë.

Lajmi i madh është se Granit Xhaka nuk po hetohet dhe do të luajë rregullisht me fanellën e Zvicrës që në ndeshjen e ditës së nesërme kundër Portugalisë.

Artikulli paraprakVITI I 13-të TURNEUT TË TENISIT “SHKODRA INDOOR”
Artikulli tjetër‘SHQIPËRIA GATI TË MIRËPRESË KRERËT E BE NË SAMITIN E TIRANËS’, HOHMANN: MUNDËSI PËR TË RIKONFIRMUAR …