Sot ka nisur punimet Kongresi i 66-të i FIFA-s në Meksiko Siti.
Në takimin e parë Këshilli i FIFA-s ka rënë dakord për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur në agjendën kërkesën e Gjibraltarit dhe Kosovës për anëtarësim në FIFA, transmeton Indeksonline. Në përputhje me statutin e FIFA-s dhe në bazë të rekomandimit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s i kërkojë Kongresit që të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarë të 210 dhe 211 të FIFA-s. Po ashtu u kërkua që në qoftë se këto dy shtete pranohen në FIFA në Kongresin e Meksikës, të kenë të drejtë pjesëmarrje në kualifikimet për botërorin e vitit 2018, që mbahet në Rusi.
/ Star Plus TV /