Këtë të martë, FIFA ka ndarë çmimet e më të mirëve të 2024. Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë i vitit. The Best është ekuivalenti i Topit të Artë të akorduar më herët nga France Football dhe Uefa ku Vinicius u rendit i dyti dhe pati shumë kontestime.
Përveç Vinicius, Real Madrid u përfaqësua edhe me Carlo Ancelottin, si trajner i vitit nga Fifa, ndërsa Alejandro Gernacho mori çmimin Puskas për golin më të mirë të vitit. Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.
Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.