Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të hapë hetimet e saj në lidhje me skandalin e korrupsionit që shpërtheu në fund të muajit maj.Vetëm pak ditë përpara Asamblesë së Përgjithshme të FIFA, autoritetet zvicerane me kërkesë së prokurorisë së SHBA-së vunë në pranga 7 zyrtarë të lartë të këtij institucioni, mes të cilëve edhe zv.presidentët Euxhenio Figeredo dhe Xhefri Ueb, ndërkohë që numri i atyre që janë nën akuzë është 14.
Drejtuesit e FIFA-s kanë deklaruar se janë të përkushtuar për përmirësimin e këtij organizmi dhe do të vazhdojnë të përforcojnë besueshmërine e FIFA-s. Ata shtuan gjithashtu se, tashmë fokusi është në arritjen e standardeve më të larta në komunitetin e futbollit botëror.Gjithsesi, FIFA nuk dha detaje për në lidhje me mënyrën se si do të bëhet raportimi tek ata që do të drejtojnë hetimet për dyshime mbi veprime të parregullta.