Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës në Katar pasi Japonia mundi Spanjën 2-1 me një gol të diskutueshëm. Të premten, FIFA dha shpjegime në lidhje me ndërhyrjen e VAR-it dhe pse u anulua goli i Tanakës në minutën e 51-të.
Goli i fitores i japonezëve u shoqërua nga polemika, pas një kontrolli të gjatë me VAR për të përcaktuar nëse topi kishte dalë apo jo jashtë vijave kufizuese. Përsëritjet fillestare tregonin se topi kishte kaluar vijën e fundit, por një kënd i ri tregoi se sfera nuk e kishte kaluar plotësisht vijën.
“Goli i dytë i Japonisë në fitoren 2-1 kundër Spanjës u kontrollua nga VAR për të përcaktuar nëse topi doli jashtë fushe apo jo. Është e mundur që kamerat e tjera të japin imazhe mashtruese, por bazuar në provat e disponueshme, mund të tregohet se topi nuk ka dalë plotësisht jashtë loje”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Japan’s second goal in their 2-1 win over Spain was checked by VAR to determine if the ball had gone out of play.
The video match officials used the goal line camera images to check if the ball was still partially on the line or not. pic.twitter.com/RhN8meei6Q
— FIFA.com (@FIFAcom) December 2, 2022