Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Graniti ishte shumë i afërt me Fifin, por pas eleminimit të tij, që u konsiderua si pasojë e penalizimit nga këngëtarja, ai i ka parë gjërat ndryshe. I ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e banorëve të eleminuar të “Big Brother”, Graniti tha se ai ka sakrifikuar për Fifin.

“Që prej fillimit Fifin e kemi parë të viktimizuar, dua ta sqaroj këtë se për publikun është më e rëndësishme tani që i shoh gjërat nga jashtë. Por aq sa ka qenë viktimë Fifi, kam qenë dhe unë përderisa dhe ajo ka deklaruar që ka një person jashtë për të cilin ka ndjenja akoma. Unë sakrifikova për të lojën e ‘Big Brother’”, tha modeli.

“Graniti e ka sakrifikuar lojën për një njeri që në të kaluarën ka pas probleme mentale”, tha ish-futbollisti, deklaratë që u komentua shumë në rrjet, duke e detyruar atë, të bënte një sqarim. Pak pas spektaklit, ai ka shkruar në Instastory se këtë e ka deklaruar edhe vetë Fifi brenda shtëpisë, pasi ai nuk e ka njohur para hyrjes aty.

“SQARIM: Nuk ishte dekalarata ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”, ajo ishte deklarata e vetë Fifi-t që na e rrëfeu sa ishim aty brenda sepse unë se kam njohur më herët. Gjithsesi unë do vazhdoj t’bëj tifo për të”, shkruan Graniti.

Në spektaklin e mbrëmshëm, ai bëri edhe një deklaratë ‘xhelozie’ kundrejt Fifit, pasi deklaroi se teksa ka ndjekur nga larg qëndrimin e banorëve, ka konstatuar se këngëtarja ka gjetur shpejt ngushëllimin tek Dj Dagz.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MUND POGRADECIN DHE KALON NË ÇEREKFINALE
Artikulli tjetërNGJARJA NË FIER/ SHKRUAJNË MEDIAT GREKE: TMERR NË SHQIPËRI…