Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka sjellë projektin e ri muzikor ‘Nanush 1’, këngë të cilën duket se ia dedikon personit të zemrës. Ndryshe nga herët e tjera që e kemi parë me balada ku shpreh mllefin që ka ndaj një mashkulli, këtë herë duket shumë e lumtur.

Në daljet e saj publike e kemi dëgjuar shpesh fjalën ‘Nanush’, të cilën e përdor si përkëdhelje për personat e dashur. Nuk dihet nëse këngëtarja ka gjetur personin e zemrës, por padyshim kjo këngë do jetë një ndër hitet e këtij viti. 

Por duket se Fifi nuk është mjaftuar me kaq pasi ajo brënda ditës ka sjellë edhe këngën e dytë me po të njejtin titull “Nanush 2” kështu Filloreta duket se ka mbledhur forcat dhe ka vendosur të vijë si një uragan I papërmbajtshëm pasi të dyja këngët janë që të përfshijnë në ritmin e këndshëm të tyre.

Artikulli paraprakJA PSE ADRIATIK LLALLA NUK DO T’I NENSHTROHET VETTINGUT
Artikulli tjetërTIFOZI NGA LUSHNJA: FORCA VLLAZNIA