Fituesja e Çmimit Nobel, Nënë Tereza, është zgjedhur nga një kandidat amerikan për presidencën në vitin 2016, si zgjedhje e tij e preferuar për femrën që të jetë e stampuar në paranë 10 dollar, duke e përshkruar atë si një frymëzim për të gjithë. Sugjerimi erdhi gjatë debatit presidencial republican, ku të 11 kandidatët në podium u pyetën se cilën femër mendonin se ishte e përshtatshme të vendosnin tek 10 dollarshi.

RIDIZAJNI PRITET TË BËHET NË VITIN 2020 NGA THESARI
Ky ridizajnim do të bëhet në vitin 2020 nga Departamenti i Thesarit. “Ndoshta nuk është e ligjshme, por unë do të zgjidhja Nënë Terezën, zonjën të cilën unë kisha mundësinë ta takoja, një femër që jetoi më shumë për të tjerët se sa për veten,” tha guvernatori i Ohajos, John Kasich. “Një inspirim për këdo kur mendon që donte të tjerët po aq sa veten,” tha ai gjatë zgjedhjes së preferencës së tij. Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush, zgjodhi ish-kryeministren britanike Margaret Theçer

Artikulli paraprakLANDFILLI I BUSHATIT, ADEMI: QEVERIA TË INVESTOJË PËR TEKNOLOGJINË
Artikulli tjetërBAJZA MODEL ME MJEDISIN, POR JO NË HYRJE TË SAJ