“Fije jete” ishte eventi i organizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas nga organizata “Gruaja Tek Gruaja” dhe “Zyra për Djem dhe Burra” në hollin e teatrit “Migjeni”. Në qendër të aktivitetit ishin veshjet, të cilat përmes të sjella përmes grave dhe vajzave sollën mesazhe të fuqizimit dhe nënshtrimit të tyre.
E pranishme në këtë aktivitet, prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni dha një mesazh për gratë dhe vajzat.
“Fije jete” ishte eventi që përcolli përmes veshjeve të ndryshme realitetin me të cilin përballen gratë dhe vajzat sot në të gjithë vendin, por jo vetëm. Shoqata “Gruja tek Gruaja” prej vitesh I ka shërbyer qindra viktimave të dhuëns në familje dhe me bazë gjinore.