SHTETET E PËRFSHIRA NË FRIKË PËR NJË TJËTËR GODITJE.Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi tajfuni Hagupit depërtoi në Filipinet qendrore duke sjellë erërat dhe rrëketë e shiut me një shpejtësi deri në 200 km/orë. Ndërkaq, qindra mijëra filipinas janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara nga tajfuni.

 

 Shirat e rrëmbyeshëm, pas ndërprerjes së energjisë dhe linjave të komunikacionit,  ka përhapur frikën edhe për një rrëshqitje masive të dherave pas ndërprerjes së energjisë dhe linjave të komunikacionit.

Një vit më parë, tajfuni Haiyan shkaktoi vdekjen e 7 mijë personave dhe shkatërrime masive, por këtë herë rreth 120 mijë trupa ushtarake janë më të përgatitur për raste emergjente. Përveç ndihmave, ka nisur një operacion i madh për të pastruar rrugët nga mbetjet dhe për të siguruar me furnizime njerëzit e mbetur pa strehë pasi tajfuni rrafshoi shtëpitë e tyre.

 Hagupit është dobësuar tashmë në një stuhi të kategorisë së dytë dhe po vepron aktualisht në kryeqytetin Manila, por paraqet ende rrezik. Grupet humanitare dhe të mjedisit po shpresojnë se tajfuni do të nxisë veprime në lidhje me ndryshimet klimatike të OKB-së në Lima, ku gati 200 kombe do të takohen për të hartuar një marrëveshje mbi ngrohjen globale.

 

Artikulli paraprakITALI, PROTESTA KUNDËR REFORMAVE
Artikulli tjetër8 DHEJTORI, BASHA: NUK KTHEHEMI NË DIKTATURË