Pas emrave të shumtë që kanë qarkulluar ditët e fundit për emrin e trajnerit të ri të kombëtares së Shqipërisë ku pista më e frekuentuar ishte ajo e një trajneri italian shfaqet edhe emri i një legjende të futbollit italian siç është Filipo Inzaghi.
Lajmi i bujshëm dhe shokues vjen nga gazetari italian Xhanluka Di Marzios.Di Marzio i njohur për informacionet e tij për lëvizjet në merkato jep lajmin nga vendi fqinj.Ish sulmuesi i njohur italian i cili është aktivizuar me ekipe si Juventus apo Milan duke shënuar mbi 300 gola përgjatë karrierës së tij duket se mund të jetë një emër potencial për drejtimin e kombëtares.
Aktualisht “SuperPipo” siç njihet ndryshe drejton ekipin e Venecias me te cilin para pak kohësh arriti të ngjitej në Serie B.Në karrierën e tij të re si trajner ai ka drejtuar edhe Milanin në sezonin 2014-2015 por duke mos pasur shumë sukses.Inzagi duket se është i tunduar për drejtimin e një kombëtareje e cila ka prekur evropianin dhe lënien e një ekipi si Venecia që këte sezon do militojë në Serie B të Italisë.