Fillimi i muajiot Tetor ka sjellë radhë të gjata pranë zyrave të Postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës. Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra pensionistë janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë, kjo si pasojë e numrit të lartë të personave.
Një situatë e tillë mbetet e përsëritur pranë zyrave të postës Shqiptare. Numri i ulët i sporteleve që ofrojnë shërbime për ndarjen e pensioneve krijon radhë të gjata në çdo fillim muaji.