Ashtu sic ka deklaruar para pak ditësh bashkia shkodër ka nisur punimet në shkollën e “Haxhi Hajdari” në fshatin Golem të Njësisë Administrativëe Rrethina.
Sic shihet nga pamjet prej vitesh kjo shkollë ka vuajtur amortizimin e saj. Drejtori i këtij institucioni Arsimor Fitim Buhaj tregon kushtet e vështira në të cilën nxënësit kanë zhvilluar procesin mësimor.
Mesa duket mykut dhe lagështirës do ti vijë fundi pasi tashmë kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin e tavanit dhe pritet që gjithcka të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nga ana tjetër drejtori Buhaj thejkson një tjetër problematikë që ka shkolla “Haxhi Hajdari”, atë të numrit të ulët të nxënësve.
Si shkak të këtij fenomeni Fitim Buhaj thekson ambjentet e amortizuara që disponon shkolla por edhe liberalizimin e vizave .
Në shkollën “Haxhi Hajdari” studiojnë rreth 12o nxënës.