Njësia administrative Ana e Malit është zgjuar nën pushtetin e ujit këtë të dielë. 3 javë pas përmbytjeve të para për këtë dimër, situata paraqitet e njejtë. Kësaj here jo për shkak të reshjeve intensive të shiut po nga shkarkimet në hidrocentrale. Administratori Arben Ceni tregon se nën pushtetin e ujit janë rreth 500 ha tokë, prej të cilave pjesa më e madhe në fshatin Muriqan ndërsa për shkak të rritjes së nivelit të ujit pritet të bllokohet lëvizja edhe në rrugën e Obotit.

Drejtori I bujqësisë në bashkinë Shkodër, tha se aktualisht situata është kritike për shkak të rritjes së shpejtë të lumit Buna.

Njësia Ana e Malit është më e prekura nga shkarkimet në 24 orët e fundit, ku nën pushtetin e ujit janë mbi 500 ha tokë ndërsa janë në errësirë rreth 50% e njësisë.

 

Artikulli paraprakSULMI NDAJ EULEX-IT NË VERI TË KOSOVËS, NATO REAGON: E PAPRANUESHME! AUTORËT DO MBAJNË PËRGJEGJËSI
Artikulli tjetërNJË FAMILJE RREZIKON TË NGELET NË “QIELL TË HAPUR”