Me fillimin e muajit qershor është rritur fluksi I lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Hanin e Hotit. Nga të dhënat e bëra publike nga Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër, bëhet me dije se në 4 ditët e fundit mbi 70 mijë shtetas kanë kaluar përmes këtyre dy pikave kufitare. Bazuar në këto të dhëna, mbi 30 mijë janë shtetasit të cilët kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa mbi 40 mijë janë shtetas të cilët kanë dalë, kryesisht në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Pavarësisht rritjes së fluksit në lëvizje, burime pranë pikës doganore të Muriqan bëjnë më dije se numri i shtetasve që hyjnë në Shqipëri për qëllime turistike është ende I ulët, ndërsa pritet që prej fillimit të muajit korrik të shtoeht fluksi dhe kapacitetet në këtë pikë të kalimit kufitar. I gjithë ky fluks I lëvizjeve, sigurisht që është vënë re edhe gjatë lëvizjeve në qytet, ku ka një trafik të shtuar në akset kryesore të qytetit.

Artikulli paraprakVENDIMI: SALI BERISHA MBETET “NON GRATA” NË BRITANI! ISH KRYEMINISTRI HUMB GJYQIN NË LONDËR
Artikulli tjetër22 PERSONA HUMBËN JETËN NË VENDIN E PUNËS