Në vitin 2018-të 78 biznese që furnizohen në linjën e tensionit 35 kilovot janë të detyruar që ta sigurojnë vetë energjinë elektrike. Liberalizimi i tregut do të vazhdojë më tej edhe për nivele të tjera, të cilat llogaritet të përfshijnë një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh. Elton Sevrani, drejtor i shitjeve në kompaninë OSHEE, thotë se bizneset ende nuk janë shprehur të gatshëm për të gjetur vetë energjinë elektrike, megjithatë në muajin Mars, OSHEE do të bëjë stakimin fizik të linjave.

“Bizneset akoma nuk janë ndërgjegjësuar për zbatimin e kësaj baze ligjore. Në mënyrë të pa diskutueshme në datën 1 Mars duhet ti gjejnë.

Përndryshe Operatori i Shpëndjarjes do të bëjë dhe stakimin fizik të furnizimit me energji elektrike.” Për muajin janar dhe Shkurt OSHEE do të furnizojë bizneset që nuk kanë mundur do të dalin në treg të lirë, por kostoja e energjisë do të jetë më e shtrenjtë.

Konsumatorët që furnizohen në këtë linjë janë edhe më të rregulltit në pagesa, por Sevrani thotë se ky është një proçes që duhet zbatuar sipas direktivave që Shqipëria ka marrë.

Qeveria ka vendosur që subjektet e rëndësisë të veçantë si spitalet, gjykatat dhe objektet fetare të vijojnë të furnizohen me energji nga kompania e shpërndarjes.

Artikulli paraprakENDE NË KËRKIM TË GRABITËSVE TË BANKËS NË LAÇ
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME EKSLOZIV NË TIRANË