Ishte nje nga segmentet me te veshtira në territorin e Bashkisë Vau Dejës, I amortizuar prej vitesh, ndërkohe që apeli I drejtuesve të mjeteve ka qënë I vazhdueshëm për rikonstruksionin e këtij aksi rrugorë. Bëhët fjalë për rrugën Mjedë – Kace, segment I cili lidh këtë zonë me rrugën nacionale.

 

Prej disa ditësh, firma kontraktuese ka nisur punën, për sistemimin dhe asfaltimin e këtij segmenti i cili ishte kthyer në një prej segmenteve më problematike për banorët e zonës. Gjatë kësaj të shtune, Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen, ndërkohohë që puna për përfundimin e këtij investimi pritet të përfundojë brënda pak ditësh.

 

Ky investim, po kryhet me fonde të Bashkisë Vau Dejës, si një nevoje e domosdoshme e komunitetit ndërkohe që rikonstruksioni I këtij segmenti ka qënë një premtim I kreut të Bashkisë Vau Dejës Zef Hila gjatë fushatës elektorale, një premtim që po kthehet në realitet për të gjithë zonën.

 

 

Artikulli paraprakRISI, RRJETI WI-FI MUND TË IDENTIFIKOJË EKSPLOZIVËT
Artikulli tjetërHumbi jeten ne Itali. Presidenti ne familjen e Bokrines.