Ne fund te muajit tetor u miratua ne Keshillin Bashkiak Shkodër shtesa e fondit per investimin e plote ne markaten e rusit.
Keshilli bashkiak miratoi shtesen e fondit prej 70 milion lekesh fondit te aprovuar prej 40 milionë lekesh per kete investim duke e quar vleren e investimin e 110 milion. Këtë të martë,
zyrtarisht ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të këtij tregu, i cili pritet të zgjidh njëherë e mirë të gjithë nevojat e tregtarëve. Në projektin, i cili do të zgjas për rreth 1 muaj e gjysëm do të sistemohet gjithçka, duke filluar nga rregullimi i dyqaneve, ujërat, kanalizimet, energjia elektrike e më gjerë.
Tregtarët shprehen mjaft të kënaqur për investimin, i cili pritet të zgjidh problemin e trashëguar prej vitesh.
Këtë të martë, tregu ushqimor në Rus i ngjan një kantieri të madh ndërtimi. Fillimisht ka qenën e nevojshme prishja e stendave të vjetra, për të filluar në vijim punën për rindërtimin e këtij tregu.
Kushtet në tregun tashmë të vjetër kanë qenë skandaloze, çfarë ka bërë që edhe jeta e konsumatorit të rrezikohet për shkak të tregtimit të produkteve ushqimore në kushte aspak higjenike.
Tregu i Rusit pritet të jetë problemi i parë i zgjidhur, përderisa shpresohet që të ketë ndërhyrje edhe në tregje të tjera.