Rikthimi I reshjeve të shiut ka sjellë vëmendjen ndaj rrjetit elektrik të amortizuar prej vitesh në njësinë administrative Dajç. Sërish, si shkak I reshjeve të dendura këtë të premte, disa fshatra kanë mbetur në errësirë bën të ditur administratori Broz Pjetrani.
Në dëgjesën e fundit publike me banorët është kërkuar një investim serioz në rrjetin elektrik sqaron administratori.
Pavarësisht se disa herë është kërkuar që të investohet në krijimin e një rrjeti të ri elektrik në këtë njësi, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë marrë masa për t’ju përgjigjur nevojave të rreth 3 mijë banorëve që jetojnë në fshatrat e Dajçit.