Historia e Anisa Grudës, vajzës katër vjeçare që u vra në anijen luftarake të rrëmbyer në Shirokë nga babai i saj në vitin 1990 dhe 17 persona të tjerë erdhi në një film dokumentar të regjisorit shkodran Ardit Sadiku teksa u shfaq në kinema “Millenium”. Aleksandër Gruda, i cili punonte si mekanik i anijes luftarake vendosi që ta rrëmbejë bashkë me 17 persona të tjerë duke arritur që nga Shiroka të kalojë në Malin e Zi, asokohe pjesë e ish Jugosllavisë. Arratisja u bë për t’i shpëtuar regjimit diktatorial. Gjatë arratisjes breshëria e plumbave të mitralozit vrau vogëlushen 4 vjeçare.

Vajza e vogël u varros në fshatin shqiptar të Krajës në Malin e Zi derisa xhaxhai Paulin Gruda mori eshtrat për t’i varrosur në Shkodër.

Një shqiptar, ish efektiv i policisë në ish Jugosllavi në vitet ’90 tregon se në vetëm dy muaj ka nxjerrë nga liqeni i Shkodrës 27 kufoma, të gjithë të rinj që tentonin arratisjen.
Filmi dokumentar “Alekxandër” është kandidatura e Shqipërisë për çmimin “Oscar 2024”.

Artikulli paraprakPËRFUNDON TAKIMI I MINISTRAVE TË JASHTËM TË PROCESIT TË BERLINIT
Artikulli tjetërSHËNGJIN, INFO POINT-I NDIHMESË PËR TURISTËT