Ne qendren kulturore te femijeve “Gjergj Lacaj” ne Bashkine Lezhe eshte improvizuar edhe shfaqja e filmave per femije. Pavaresisht se eshte larg nje kinemaje te mirefillte, femijet po e shijojne kete eksperience sebashku me prinderit e tyre. Drejtorja e kesaj qendre, Mimoza Xhafa, thote se kjo ishte kerkese e vete femijeve dhe u perdor nje fond filmash i dhuruar si donacion dhe gjithcka eshte pa pagese.
Salla me 250 vende ezauroi plotesisht kapacitetin e saj ne javen e 5-te te transmetimit te filmave per femije, ndersa shfaqjet mbahen cdo te merkure ne oren 16:00.