Krahas aktiviteteve të ndryshme artistike, Qendra Kulturore e fëmijeve “Gjergj Lacaj” në Lezhë është kthyer edhe në “Kinema”.Në sallen e këtij institucioni çdo të mërkure shfaqen filma për fëmije, duke tërhequr vemendjen e këtyre të fundit, pasi interesi për ti ndjekur po vjen gjithnjë në rritje.

Kjo iniciative u ndërmor dy vite më parë, duke përdorur një fond filmash të dhuruar si donacion, ndërsa qëllimi është argëtimi sa më shumë i fëmijeve.

Gjatë këtij muaji po shfaqen filma që lidhen me festat e fundvitit, duke krijuar dhe një atmosfere të gëzueshme thotë Specialiati i Qendres Kulturore të Fëmijeve në Lezhë Olsi Tetaj.

Filmat për fëmije në Qendren Kulturore “Gjergj Lacaj” në Lezhë shfaqen çdo të mërkure në oren 16:00 dhe gjithçka është pa pagese.

Artikulli paraprakKONCERTI RECITAL I FATJETA BARBULLUSHIT
Artikulli tjetërNË PUNË ËSHTË NJË DITË E FAVORSHME PËR TË MARRË VENDIME TË RËNDËSISHME, HOROSKOPI PËR SOT