Prej 1 tetorit në Shkodër ka nisur regjistrimi i filmit më të ri që pritet të jetë gati në shkurtin e vtit të ardhshëm i titulluar “Dashuri me Këste”. Ky produksion vjen me regjinë e Gert Palalit dhe është një film komedi ku marrin pjesë disa prej aktorëve më të mirë të humorit shkodran por edhe të tjerë emra të njohur nga Tirana dhe Kosova. Një pjesë e regjistrimeve të këtij filmi u bënë në mjediset e hotel “Golden Palace” duke ofruar mjediset komode për artistët.
Disa prej aktorëve që janë pjesë e filmit “Dashuri me Këste” tregojnë për emocionet që po përjetojnë gjatë regjistrimeve.
Drejtori i fotografisë i këtij filmi komedi Marviks Shantoja thotë se ajo që po synohet është një cilësi maksimale si dhe promovim i zonave turistike të Shkodrës.
Filmi “Dashuri me Këste” që pritet të jetë gati shkurtin e vitit të ardhshëm do të shfaqet në të gjitha kinematë e vendit dhe pritet që të ketë një interes të madh nga publiku për këtë komedi që vjen me një kast aktorësh profesionistë.