Shkodra mirëpriti filmin “Në Kuadër të Dashurisë” me aktor kryesor këngëtarin dhe fituesin e “Big Brother Vip Albani 2” Luiz Ejlli dhe aktoren Olta Gixhari. Ejlli thotë se publiku shkodran është si një juri për këtë film.
Aktorja Olti Gixhari ndjehet e lumtur që ndodhet në Shkodër.Në sallë Ejlli gjeti aktorët e mëdhenj të humorit Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari si dhe këngëtarin Frederik Ndoci duke ndarë batuta por edhe muzikë.
Aktorja Zamira Kita dhe producenti Ledion Liço shfaqja e filmit në Shkodër është një provë e vërtetë për të gjithë.
Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” u shfaq në bar kinema “Millenium” e cila është e vetmja në gjithë Shqipërinë e cila funksionon edhe si bar. Në fakt prej vitesh funksioni i vërtetë është si bar kafe duke ia humbur plotësisht funksionin e vërtetë që duhej të kishte si kinema. Prej vitesh shfrytëzohet nga privatët në bazë të një kontrate me qira me bashkinë Shkodër por duke e kthyer nga kinema në bar kafe edhe pse duhej të ishte e kundërta. Në shumë pak raste merr rolin e kinemasë por edhe atëherë publiku duhet të kalojë përmes barit në një pjesën më të madhe