E gjithë historia e serialit televiziv hit “Game of Thrones” jepet nëpërmjet një sixhadeje rreth 66 metra të gjatë, në ekspozitën që u çel në Bayex të Normandisë.
Sixhadja u krijua në Irlandën e Veriut, në njërin prej sheshxhirimeve të serialit .
Rreth 30 endës punuan për gati 1.500 orë për thurjen e saj. Përmes figurave të qëndisura tregohet e gjithë historia e filmit, duke nisur me Mbretin Robert Baratheon teksa viziton Starks-ët në Winterfell.
Historia e treguar në sixhade mbyllet në frymën e serialit, me zjarr dhe gjak, ashtu si edhe skenat që shënjuan sezonin e tetë dhe final të tij.
Sixhadja e famshme origjinale e Bayeux, një vepër e shekullit të 11-të, rrëfen pushtimin norman të Anglisë.
Në të rrëfehet historia e pushtimit nga ai që do të ishte mbreti i ardhshëm William I, që shënoi kulmin në Betejën e Hastings dhe humbjen e Haroldit në vitin 1066.