Një lajm i bukur ka gëzuar ditën e sotme të gjithë shqiptarë. Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori të Oscars 2022 dhe për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Për këtë sukses ka reaguar edhe Dua Lipa e cila ka rishpërndarë në InstaStory një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vet Dua.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi ajo në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”.

Kujtojmë se Dua së bashku me prindërit e saj ka qenë e pranishme në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Basholli, aktoren Gashi dhe ekipin realizues.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRPLAS BIÇIKLETËN, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërPRINDËRIT BRAKTISIN FOSHNJËN NË INDI, GJENDET NË MES TË KËLYSHËVE