Aktivizimi i fëmijëve në jetën kulturore e artistike të qytetit të Shkodrës mbetet një mision ende i papërmbushur plotësisht për institucionet.
Për të kontribuar sadopak në këtë aspekt, që prej nëntorit të vitit të shkuar pranë katedrales “Shën Shtjefni” janë hapur disa kurse për të vegjelit në disiplinat solfezh, kor, piano dhe kitarë. Kurse të cilat u përmbyllen me një minikoncert në oborrin e famullisë.
Për rreth 9 muaj, kursantët e vegjël kanë marrë njohuritë bazë artistike në këtë projekt, i cili erdhi si bashkëpunim i famullisë “Shën Shtjefni” me Qendrën Rinore “Arka”.
Koordinatorja e projektit tregon për mediat punën që është bërë me këta fëmijë. Të pranishëm në këtë koncert ishin prindër dhe të afërm të fëmijëve të cilët shijuan për disa minuta talentin e artistëve të vegjël. Gjithashtu, këtë koncert e përshëndeti me pjesëmarrjen e tij edhe famullitari i shkodrës, Dom Artur Jaku.