Qindra-mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit për të finalizuar lëvizjen e nisur 25 ditë më parë nga kryeqyteti turk Ankaraja, të pagëzuar me emrin “Marshi për drejtësi”.

Iniciativa u promovua nga partia kryesore opozitare kundër Presidentit Rexhep Taip Erdogan, CHP, e udhëhequr nga Kemal Kiliçdaroglu. Tubimi u mbajt në sheshin e Maltepes, ana aziatike e metropolit mbi Bosfor, ku mijëra protestues përshëndetën me flamuj turq.

Marshimi u organizua për të protestuar kundër ndalimit të një anëtari të partisë CHP, Enis Berberoglu, i dënuar me 25 vjet burg për dhënien e informacionit konfidencial për gazetën opozitës Cumhurriet. Kreu i CHP-së paralajmëroi: “Askush të mos mendojnë se ky është marshi i fundit. 9 korriku shënon ditën e rilindjes”.

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON PLATFORMËN E BASHKËQEVERISJES: MIRËPRESIM KRITIKA E SUGJERIME
Artikulli tjetërALI AHMETI: “PLATFORMA E TIRANËS”, SPEKULIM NGA PRESIDENTI IVANOV