Shkodër Finalizohet me sukses operacioni i koduar “LIMITLESS” Arretohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 540 fidanë dhe 300 bimë në gjendje të tharë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri.

Sot me datë 20.04.2017 në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, nga informacionet e marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar “Limitless” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Alfred Marashi, 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal. Leonard Alija, 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: Gjon Marashi, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Alfred Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e proves materiale një armë zjarri model 56 me një krëhër me 30 fishekë dhe 300 bimë në gjendje të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi: P. A, 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale “Moskallzim krimi”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMBLIDHET ASAMBLEJA E KF VLLAZNIA
Artikulli tjetërHIPOTEKA, 400 DOSJE I ZË PLUHURI, NË PRITJE PREJ 15 VITESH