Finalizohet ne Shkoder  operacioni i koduar “THE WAVE”. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa dhe 1 armë gjahu.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotive në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi të mirëfilltë policor 2 mujor u finalizua me sukses operacioni i koduar “The Wave”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: lodovik vonaj, 33 vjeç, banues ne reç, shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 e 25 i Kodit Penal. lekë vonaj, 36 vjeç, banues në reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 e 25 të Kodit Penal. HYSNI SKËNDERAJ, 58 VJEÇ, LINDUR DHE BANUES NË QAFË-GRADË, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal. Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e automjetit tip lancia me targë aa 504 ci, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakQEVERIA, 1 MILION DOLLARË PËR KOMUNITETET FETARE
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM ME BOMBË NË QENDËR TË ATHINËS