KANABIS Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lugina”. Janë gjetur e asgjesuar ne 10 parcela  te kultivuara me 2700 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Janë sekuestruar armë e municione luftarake. Shpallen në kërkim 2 shtetas si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë  Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Lugina”, ku u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale: •P.P, 38 vjeç, banues në Shkodër. •M.P, 28 vjeç, banues në Shkodër, për vepat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjsit të policisë të rendit publik”,” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” neni 242, 278 dhe 284 i Kodit Penal. Gjithashtu procedohet penalisht në gjëndje të lirë shtetasi me iniciale: •K.P, 80 vjeç,  banues në Shkodër. Në Koniqet e Gurit te Kuq Shosh shërbime kanë evidentuar 10 parcela të kultivuara me bimë narkotike,  ku janë konstatuar shtetasit me iniciale: P.K e M.K (vllezer) të cilët nuk i janë bindur thirrjes së policisë  për ndalim. Gjatë kontrollit  të ushtruar  në banesën e përbashkët të të atit me inicile K.P më datë 19.05.2016, në cilsinë e proves materjale janë sekustruar ; 1 – Armë (pistolete) “Mod 85,AU10”, cal 8 mm, Nr. K-ITALIY (K), me kreher pa fishek . 2- 20 (njezet) copë fishekë arme . 3-Nje arme gjahu me Nr 9670- caliber 12 mm, se bashku me leje Nr. 3/165/14 . Materialet për veprime të mëtejshme  i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër,në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur.

Artikulli paraprakRRËFIM – GJYSTINA SHESTANI
Artikulli tjetërPREZANTOHET DOKUMENTI MBI ANGAZHIMIN NË LUFTËN KUNDËR GJAKMARRJES