Operacioni pas një hetimi disa vjeçar, nisur prej vitit 2011.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Autoritetet Policore të Malit të Zi. Gjatë operacionit arrestohen dy shtetas, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar ” TË HARRUARIT “.
Ky operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi “Proaktiv” disa vjeçar, zhvilluar nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.
Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “ për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, per shtetasit ; Blerim Brahimi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Shemsi Xhaka, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit. Ndërsa dy shtetasit e tjerë , L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre. Shtetasit e mësipërm dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi. Vijon Operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.