Deklarata e plotë e Policisë Shkodër:

“Shkodër – Malësi e Madhe Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një hetimi 2-mujor sot më datë 29.07.2016 është finalizuar me sukses Operacioni i koduar “WEITING”. Në kuadër të këtij Operacioni Policor u bë e mundur ekzekutimi i urdhrave të masave të sigurimit “Arrest me burg”, për 2 shtetas, konkretisht; Sadik Curraj, 48 vjeç, banues në Grumire Malësi e Madhe. Nikoll Botinaj, 48 vjeç, banues në Xhan Malësi e Madhe. Gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sadik Curraj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; •një automatik model-56, •dy karikatore me fishekë, •900 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në afërsi të banesave të 2 shtetasve në vendin e quajtur <Përroi i thatë>, fshati Zagore u gjetën të kultivura dhe u asgjesuan 5 parcela me 866 bimë narkotike të dyshuara Cannabis-Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Sadik Curraj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283, 284 e 278 të Kodit Penal, si dhe në ngarkim të shtetasit Nikoll Botinaj për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSTAJKË, VJEHRRA SQARON NGJARJEN
Artikulli tjetërGJERMANI, NESËR PROTESTË MASIVE KUNDËR REFUGJATËVE