Është zhvilluar finalja e festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” ku morën pjesë 29 konkurues, nxënës të shkollave 9-vjeçare. Pas përfundimit të të gjitha performancave, juria profesioniste vendosi për tetë interpretuesit më të mirë të festivalit të këngës për fëmijë.

Ndërkohë, fituesit e këtyre çmimeve shprehen se dhanë maksimumin në këtë garë ndërkohë që shprehin dëshirën për të marrë pjesë edhe në edicionet e tjera.

Edicioni I 26-të I festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” u organizua edhe këtë vit nga Qendra Kulturore e Fëmijëvë në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore dhe Bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR VIJON INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI “N’GEN” ZBUKURON MBRËMJEN E QYTETIT