Autoritet spanjolle kanë ‘blinduar’ Madridin në kuadër të finales së madhe të Champions Leagues.

Kryendeshja e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë do të luhet më 1 qershor në stadiumin e Atleticos, “Wanda Metroplitano”.

Frika nga terrorizmi ka detyruar autoritetet të nxjerrin në terren plot 4700 agjentë sigurie, ndërsa i gjithë Madridit pritet të jetë i tej mbushur jo vetëm nga tifozët britanikë por dhe vendet e tjera.

Në kuadër të mbarëvajtjes së sigurisë, policia në Madrid do të vijë me një risi duke monitoruar tifozët me anë të një droni.

Mjeti fluturues është i pajisur me kamerat e një rezolucioni të lartë që të lejon zmadhimin dhe monitorimin më të lehtë të situatës.

Gjithashtu do të aktivizohet sistemi anti-dron që brenda stadiumit mos lejohet të futet asnjë mjet fluturues.

Artikulli paraprakPROBLEME ME QARKULLIMIN E GJAKUT, TRAJNERI I GJERMANISË SHTROHET NE SPITAL
Artikulli tjetërDËRGONTE DROGË ME GOMONE NË ITALI, ARRESTOHET SHQIPTARI