Shqipëria pret në Air Albania finalen e Conference League mes Romës dhe Feynoord. Ndeshja do të luhet me datën 25 maj dhe përgatitjet janë drejt fazës finale.

Ajo që ka rënë në sy është ndryshimi i emrit që stadiumi jonë ka. “Air Albania” nuk figuron askund në postimet e UEFA-së, shkrime të ndryshme, bileta, apo në tekste informuese për këtë sfidë.

Arsyeja është tepër e thjeshtë. Organizata më e madhe sportive në Europë nuk pranon të përdorë emra komercial që nuk kanë lidhje me sponsorët e saj në ndeshjet që i organizon vetë ky institucion. Kështu, është vendosur që të quhet “Arena Kombëtare”.

Artikulli paraprakFOTO/ PËRFSHIHET NGA FLAKËT KATI I TRETË I PALLATI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërBERISHA DREJT ZGJEDHJES KRYETAR I PD, ZYRTARI I LARTË I CDU NË GJERMANI: NUK DO TË BASHKËPUNOJMË ME OPOZITËN NËSE I KTHEHET TË DJESHMES