Fundjava ka sjellë edhe mbylljen e aktivitetit sportive “Volej-Poja Beach Trophy 2018” i cili vinte i oragnizuar për të tretin vit rradhazi nën kujdesin e bashkisë Shkodër.
Në këtë edicion të tretë interesi ka qënë i madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet që i dedikohej sportit të volejbollit Ku prezent kanë qënë shumë sportistë të njohur pjesë e ekipeve të ndryshme shqiptare por edhe baza e ekipit të Vllaznisë.
Në dyshet konkuruese për femrat ishin Amela Qershia & Rigelta Hysaj ndërsa për meshkuj është shpallur dyshja e përbërë nga Redi Koçi dhe Anton Qafarena ku ky i fundit u shpreh
Prezente në këtë ndeshje finale dhe përmbyllëse të aktivitetit prezente ishte edhe Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe çmimeve për fituesit ku kryebashkikja Voltana Ademi ka dorëzuar kupat për çiftet fituese ndërsa trajnerët Mark Kroqi, Artan Kalaja dhe Besnik Lisha kanë dorëzuar çmimet për vendet e dyta dhe të treta.